Deklaratat e Adem Demaçit për të cilat do të mbahet mend /VIDEO

Mbajti shumë vite burg për mendimet, qëndrimet dhe veprimet e rinisë së tij.

Lajme

26/07/2018 21:09

Ato nuk i ndryshoi as kur iu kthye liria.

Veçse, Adem Demaçi u bë më i ashpër dhe më i drejtpërdrejtë, saherë kishte mundësi të shprehet. Edhe fjalët i mprehu.

Kështu veproi në një takim me intelektualët serbë në Beograd, më 1994, kur Demaçi u tha atyre se kishte mësuar edhe nga ta, për dashurinë ndaj lirisë dhe pavarësisë.

I rreptë dhe i guximshëm u tregua edhe në një debat me liderin e opozitës serbe, Vuk Drashkoviq, më 1998, ku u fol për pavarësinë e mundshme të Kosovës, që beogradasi e mohonte.

Një përgjigje po aq të prerë, Demaçi e pati edhe për përfaqësuesin e SHBA-ve për Ballkanin, Robert Gelbard, më 1998, kur ky i fundit e quajti UCK-në organizatë terroriste.

YouTube player