David Luiz: Arteta do të jetë një nga trajnerët më të mirë në botë

David Luiz ka shprehur besimin e tij mbi trajnerin e ri të Arsenal, Mikel Arteta.

Sport

30/12/2019 19:46

Arteta mori drejtimin e Arsenal më herët gjatë dhjetorit, pas një pune të gjatë tek Manchester City, si ndihmës i Pep Guardiola.

Spanjolli ka arritur që menjëherë të instalojë një tjetër stil loje, gjë që është vërejtur edhe ndaj Chelsea, edhe pse rezultati ishte negativ.

Mbrojtësi i Arsenal, David Luiz, beson se Arteta do të jetë nga më të mirët në botë, dhe se i beson filozofisë së trajnerit.

“Për mua, Arteta do të jetë një nga trajnerët më të mirë në botë. Kam pasur mundësi të punojë me shumë trajnerë në karrierën time” ka thënë braziliani, transmeton lajmi.net.

“Ai është inteligjent, ishte lojtar, është i zgjuar. Mendoj se ai do të jetë një nga më të mirët, por është pjesë e jona ta ndihmojmë atë të arrijë këtë gjë, sidomos në fillim, kur të gjithë kanë dyshimet” ka thënë tutje Luiz.

David Luiz më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur nën urdhrat e trajnerëve si Laurent Blanc, Jose Mourinho e Antonio Conte. /Lajmi.net/