David L. Phillips: Turqia po ndikon në Kosovë përmes ndërtimit të xhamive

David L. Philips, drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia, ka mbajtur ligjëratë para studentëve me temën “Shqyrtimi i Implementimit të Dialogut Kosovë-Serbi”.

Lajme

28/09/2017 12:46

Përpos kësaj teme ai ka folur edhe për ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës.

“Kam dëgjuar që do të ndërtohet një xhami e madhe në qendër të qytetit të Prishtinës”.

“Unë nuk jam kundër kësaj besoj se njerëzit duhet të jenë të lirë të aplikojnë besimin e tyre dhe të kenë ku ta aplikojnë këtë, por ne këtë rast duhet shikuar më ne detaje”.

“Ky është ndikimi i Turqisë – ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë po e shtrinë ndikimin turk përmes  ndërtimit financimit dhe zhvillimit te fesë në vende të ndryshme”.

“Për këtë Shpendi duhet të ketë kujdes”.