Darmstadt në Bundesliga, tifozët “pushtojnë” fushën

Skuadra e Darmstadt ka shënuar fitore të madhe në shtëpi me rezultatin minimal 1 me 0 ndaj Maderburg në javën e 33-të të Bundesliga ll. Me këtë fitore, kjo skuadër edhe zyrtarisht ka siguruar vendin e parë në tabelë dhe futjen në Bundesliga, shkruan Lajmi.net Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Tietz në…

Sport

19/05/2023 21:00

Skuadra e Darmstadt ka shënuar fitore të madhe në shtëpi me rezultatin minimal 1 me 0 ndaj Maderburg në javën e 33-të të Bundesliga ll.

Me këtë fitore, kjo skuadër edhe zyrtarisht ka siguruar vendin e parë në tabelë dhe futjen në Bundesliga, shkruan Lajmi.net

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Tietz në minutën e 36’të, që mjaftoi për t’i siguruar ekipit të tij tre pikë historike.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e pranishëm në stadiumin “Merck-Stadion am Bollenfalltor” u futën në fushë dhe festuan së bashku me lojtarët e skuadrës.

Kujtojmë që te kjo skuadër luan futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula.

Darmstadt tani shkon në kuotën e 67 pikëve dhe siguron pjesëmarrjen në Bundesliga për sezonin 2023/24./Lajmi.net/