Daniel Sturridge me stil, parashikon dy ndeshjet e UEFA Champions League

Sonte zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, Real Madrid – Chelsea dhe AC Milan – Napoli. Ish-futbollisti i njohur anglez, Daniel Sturridge përmes rrjetit të tij social ‘TikTok’ ka parashikuar këto dy takime në një stil të veçantë, shkruan Lajmi.net Në ndeshjen mes Bluve të Londrës dhe ekipit nga…

Sport

12/04/2023 16:29

Sonte zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, Real Madrid – Chelsea dhe AC Milan – Napoli.

Ish-futbollisti i njohur anglez, Daniel Sturridge përmes rrjetit të tij social ‘TikTok’ ka parashikuar këto dy takime në një stil të veçantë, shkruan Lajmi.net

Në ndeshjen mes Bluve të Londrës dhe ekipit nga Madridi, ish-lojtari i Chelseat parashikon fitoren e vendasve edhe pse thotë se dy skuadrat kanë lojtarë cilësor.

Kurse në sfidën mes dy ekipeve italiane, Sturridge thotë se skuadra e Napolit do ta fitojë këtë ndeshje.

Kujtojmë që dy ndeshjet sonte nisin nga ora 21:00 dhe luhen në stadiumet: Santiago Bernabeu dhe San Siro./Lajmi.net/