Dalja nga Bashkimi Evropian, rrit mbështetjen për pavarësinë e Skocisë

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, e ka rritur mbëshetjen e qytetarëve të Skocisë për tu pavarësuar nga shteti britanik.

Bota

08/02/2017 12:10

Një studim nga BMG ka treguar se 49% e skocezëve tani përkrahin pavarësinë e Skocisë, 3% më shumë se në sondazhin e fundit që ishte realizuar, shkruan Reuters.

Në vitin 2014 statistikat ishin totalisht ndryshe, pasi 56% e qytetarëve skocezë ishin për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton lajmi.net

Ditë më parë mediat angleze raportuan se qeveria skoceze është duke shqyrtuar një plan, për të mbajtur një referendum për daljen nga Mbretëria e Bashkuar.

Skocia ka një popullsi prej 5.3 milionë banorësh, më shumë se 8% e popullsisë së Britanisë. /Lajmi.net/