Çmimi Nobel për Paqe 2015 shkon në Tunizi

Protestuesit tunizianë shkaktuan kryengritje në të gjithë botën arabe në vitin 2011, duke përmbysur diktatorët.

Bota

09/10/2015 11:31

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur që ky çmim t’i ndahet Kuartetit për Dialog Nacional të Tunizisë

Tunizia është vendi i vetëm në rajon që me shumë kujdes ka ndërtuar një demokraci, që përfshin një gamë të forcave politike dhe sociale në dialog për të krijuar një kushtetutë, legjislativ dhe institucionet demokratike, transmeton lajmi.net.

Ndërsa në Tunizi ka pasur shumë më pak dhunshëm se në Libi apo Sirinë fqinje, kalimi i saj në demokraci ka qenë e njollosur nga rastet e dhunës të shkaktuara nga ekstremistët islamik.

Një sulm në qershor në një plazh turistik në Sousse la 38 të vdekur, kryesisht turistë britanikë. Një tjetër në muajin mars vrau 22 njerëz në Muzeun kryesor të vendit.

Konkurrentë të tjerë që u prit se do të mund të fitonin këtë çmim, ishin edhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, Kancelarja Angela Merkel dhe Papa Francesku. /lajmi.net