Cleveland Cavaliers fiton me rezultat të thellë kundër Miami Heat

Cleveland Cavaliers mposhtën skuadrën e Miami Heat. Miami pësoi humbje të thellë 87:113 nga Cavaliers, përcjell lajmi.net. Ndeshja në mes tyre nisi me lojë të baraspeshuar, pasi çereku i parë u mbyll një pikë diferencë për Cavaliers. Mirëpo, më pas në dy çerekët e tjerë mysafirët krijuan një avantazh të thellë ndaj Miamit. Më i…

Sport

21/11/2022 08:34

Cleveland Cavaliers mposhtën skuadrën e Miami Heat.

Miami pësoi humbje të thellë 87:113 nga Cavaliers, përcjell lajmi.net.

Ndeshja në mes tyre nisi me lojë të baraspeshuar, pasi çereku i parë u mbyll një pikë diferencë për Cavaliers.

Mirëpo, më pas në dy çerekët e tjerë mysafirët krijuan një avantazh të thellë ndaj Miamit.

Më i miri në parket për Cavaliers ishte Darius Garland me 25 pikë, shtatë asistime dhe dy kërcime.

Për Heat lojë të mirë zhvilloi Bam Adebayo me 21 pikë gjithsej, tri asistime dhe gjashtë kërcime.

Deri më tani në NBA, Cleveland Cavaliers kanë 10 fitore dhe gjashtë humbje.

Në anën tjetër Miami Heat kanë shatë fitore dhe 10 humbje./Lajmi.net/