‘Ciklopi’ me një sy në Indi, tërheq dhjetëra vizitorë (Video)

I lindur me 8 maj, me një sy në mes të fytyrës së tij, një foshnje bricjap, ka mbijetuar tetë ditët e para të jetës në mënyrë të habitshme, në një fshat të Assamit, Indi, transmeton lajmi.net

Fun

20/05/2017 14:51

Gjendja e bricjapit, e quajtur ciklopia, karakterizohet nga dështimi i trurit për t’u ndarë në dy hemisfera. Si rezultat, kafka formon vetëm një fole për sy.

Ciklopia shoqërohet shpesh me deformime të tjera fizike. Këtij bricjapi foshnje gjithashtu i mungojnë qerpikët, qepallat, një vesh dhe disa dhëmbë; Nofulla e tij është e shkurtuar dhe hunda e tij është e pazhvilluar.

Veterinerët lokalë nuk janë të sigurt për shkakun e saktë të gjendjes së këtij bricjapi. Ata parashikuan se do të vdiste brenda pak ditësh, por bricjapi i paidentifikuar ka mbijetuar një javë të plotë nën kujdesin e Mukhuri Das, pronarit të tij.

Das, pronari i tij, ka thënë për Caters News se bricjapi “mrekulli” ka tërhequr dhjetëra vizitorë çdo ditë.

“Unë besoj se ky bricjap do të sjellë fat në shtëpinë time” është shprehur Das. /Lajmi.net/

YouTube player