Çdo ditë 140 persona kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin infektiv

Përgjysmohet numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin infektiv.

Lajme

16/09/2019 22:14

Nga 280 vetë që paraqiteshin në ditë, tanimë ky fluks zbriti në 130 apo 140 pacientë në ditë, nga të cilët 10 prej tyre shtrohen në spital.

Shefja e Shërbimi Infektiv, Najada Çomo nuk përjashton rastet me salmonelë që, sipas saj, nuk mungojnë në çdo sezon pasi në këtë shërbim vijnë shumë pacinetë edhe nga rrethe. Çomo u bën thirrje qytetarëve që mos të gjejnë si rrugën e shkurtër urgjencën, por të parqiten edhe nepër qendrat e tyre shëndetësore pasi shumë nga rastet mund të menaxhohen nga mjekët specialistë.

Vetëm para pak ditësh në Shërbimin Infektiv u shënua një situatë e pazakontë duke regjistruar një numër të madh pacientësh që kishin probleme gastrointerite. Nga analizat e pacientëve rezultoi se një pjesë e tyre ishin infesktuar me salmonelë dhe u hodhën dyshime tek uji i autobotëve.

Edhe një ditë më parë kryetari i bashkisë bëri thirrje të mos konsumohet uji i autobotëve pasi blihet pranë ujësjellësit për vaditje dhe në mënyrë abuzive u shitet konsumatorëve. /tch