Capital T me album të ri

Trimi, ose siç e njohim të gjithë si Capital T, e ka gati albumin e tij më të ri, i cili pritet të jetë mjaft i suksesshëm. Kjo edhe për faktin që fansat e duan, por albumi do të ketë edhe shumë bashkëpunime me reperë dhe këngëtarë të njohur të skenës shqiptare. Djemtë e labelit…

ShowBiz

26/02/2014 13:20

Trimi, ose siç e njohim të gjithë si Capital T, e ka gati albumin e tij më të ri, i cili pritet të jetë mjaft i suksesshëm. Kjo edhe për faktin që fansat e duan, por albumi do të ketë edhe shumë bashkëpunime me reperë dhe këngëtarë të njohur të skenës shqiptare.

Djemtë e labelit PINT janë bërë përsëri bashkë me Kapon, pasi reperi ka treguar se së shpejti do të vijë bashkëpunimi me Mc Kreshën.

Bashkëpunimi me 2po2 s’kishte si të mungonte, e një ndër ta është edhe ai mes 2po2 dhe Lyrical Son, një këngë e cila do të vjen edhe me video, po ashtu është pjesë e albumit.

Ndër të tjera, një këngë që pritet të ketë sukses të padiskutueshëm është ajo me këngëtarin shumë të dashur, Vedat Ademi. Është  Vedati ai që ka postuar një foto e cila i shfaq këta në studio bashkë.

Para pak kohe, Capital T ka lansuar videon e fundit Go Hard, e që është singëli i parë që ka paralajmëruar albumin SDM. Ai ka thënë se në album do të kemi mundësi të dëgjojmë hip-hop të pastër. Data e saktë e daljes ende nuk dihet, por është shumë afër.