Buxheti i vitit 2018 votohet të dielën

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë një seancë plenare edhe të dielën.

Lajme

07/12/2017 11:15

Kjo seancë do të mbahet për të votuar edhe një herë buxheti për vitin 2018.

Edhe pse  për këtë nuk pati pajtim mes grupeve parlamentare, këtë e vendosi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Seanca e së dielës do të mbahet në orën 15:00.

Të mërkurën buxheti për vitin 2018 , në lexim të parë nuk mori votat e mjaftueshme./Lajmi.net/