Burrë e grua fusnin në kurth biznesmenët, i shantazhonin me filmime (Video)

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen për shantazh. Historia e tyre në fakt i ngjan një skeme hollivudiane ku përmes së cilës dy personat, burrë e grua fusnin në kurth burrat që evidentoheshin si të pasur.

Lajme

16/09/2014 17:30

Ermal Mrruku , ish-gardist, ishte truri i kësaj historie. Në këmbim të një nate me gardianen bukuroshe Klodiana Drizën punonjëse në burgun e Vaqarrit, viktimat ndëshkoheshin me gjoba që shkonin nga 1 deri në 5 milionë lekë. 

Vajza më pas, hiqte uniformen e policit, i filmonte ose fotografonte gjatë marrëdhënies viktimat dhe më pas i përdorte, së bashku më të dashurin Ermal Mrruku, i cili u bënte shantazh me pretendimin se i kishin ngacmuar të dashurën e tij. Në shumicën e rasteve, gjoba merrej vetëm me filmimet e siguruara, kurse në raste të tjera, kur nuk arrihej qëllimi, përdorej dhuna dhe armët e zjarrit. 

Ermal Mrruku ka punuar deri në qershor të vitit 2013 në Gardën e Republikës, por është larguar nga kjo detyrë, sepse akuzohej për një tjetër rast dhunimi dhe pengmarrjeje, që mendohet se është i lidhur me skemën që ka zbuluar Prokuroria e Krimeve të Rënda. 

Sipas burimeve paraprake mësohet se dy personat kishin kërcënuar mbi 20 vetë. Arrestimi i tyre ditën e premte, erdhi menjëherë pas një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por aksioni nuk ka mbaruar me kaq, pasi ish-gardisti ka tentuar të arratisej nga fugoni i policisë pranë drejtorisë së burgjeve, dhe është mundur të kapet sërish. 

Pas arrestimit dy të ndaluarit janë dërguar në ambjentet e drejtorisë së policisë së kryeqytetit, teksa pritet që të dalin para gjykatës me akuzën e gjobvënies, armbajties pa leje dhe kërcënimeve të bëra ndaj të paktën 10 personave që mësohet se kanë denoncuar në polici, raportojnë mediat shqiptare.