“Bundestagu, adresa ku zëri i Kosovës merr peshë” – Krasniqi pret deputetin nga Gjermania

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim deputetin e Bundestagut, Thomas Hacker. Thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë ishte temë diskutimit, teksa Krasniqi përmendi faktin se shteti gjerman është ndër partnerët kryesor të Kosovës. “Gjermania është ndër partnerët kryesorë të Kosovës, ndërsa Bundestagu një nga adresat kryesore ku flitet për Kosovën dhe…

Lajme

09/02/2024 22:00

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim deputetin e Bundestagut, Thomas Hacker.

Thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë ishte temë diskutimit, teksa Krasniqi përmendi faktin se shteti gjerman është ndër partnerët kryesor të Kosovës.

“Gjermania është ndër partnerët kryesorë të Kosovës, ndërsa Bundestagu një nga adresat kryesore ku flitet për Kosovën dhe ku zëri i Kosovës merr peshë. Ndërsa, bashkëpunimi ndër-partiak bëhet edhe më i rëndësishëm në këtë vit të zgjedhjeve europiane, kur të gjithë duhet të ngrehim zërin për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe parimet e të drejtave dhe lirive individuale, gurëthemel këto të identitetit evropian”, shkroi ai në Facebook.