Bregu Perëndimor, 18 palestinezë plagosen në protesta

Qytetet Ramallah, Beytullahim, El Halil dhe Nablus të Bregut Perëndimor, sot përsëri u bënë skenë e protestave të organizuara nga palestinezët kundër vendimit të SHBA-ve

Bota

13/12/2017 16:24

Nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve palestinezë në Bregun Perëndimor, janë plagosur 18 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qytetet Ramallah, Beytullahim, El Halil dhe Nablus të Bregut Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim, sot përsëri u bënë skenë e protestave të organizuara nga palestinezët, kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se 16 persona janë plagosur me plumba gome ndërsa 2 të tjerë me plumba të vërtetë gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve. Kurse 29 palestinezë janë ndikuar nga gazi lotsjellës.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, javën e kaluar bëri publik vendimin sipas të cilit e njeh Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, duke shkaktuar reagime të ashpra në mbarë botën.

Trump gjithashtu bëri të ditur se kishte urdhëruar zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi në Kuds. Presidenti amerikan me këto veprime nxiti një valë protestash në Palestinë, por edhe në shumë vende të tjera të botës.