Brahim Mehmetaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë, mbajti kuvendin e VIII-të të rregullt zgjedhor, delegatët e këtij kuvendi i kanë i dhënë unanimisht besimin z. Brahim Mehmetaj, që ta udhëheqë AAK-në, dega në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.

Lajme

22/06/2018 10:06

Nga kuvendi doli edhe Këshilli i ri drejtues i degës, si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Prishtinën  në kuvendin zgjedhor të partisë, që mbahet të shtunën në Prishtinë, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Mehmetaj ka thënë se AAK në Prishtinë, po rritet çdo ditë dhe këtë e dëshmoi prania aq e madhe e qytetarëve, figurave të respektuara në Prishtinë e më gjerë, dhe gatishmëria e ardhjeve të reja për të qenë pjesë aktive e AAK-së, dhe për tu përballë me sfida në të ardhmen e përbashkët.

“Aleanca nga ky kuvend,po del më e përgatitur se asnjëherë më parë. AAK do të jetë përkrah qytetarëve të Prishtinës cdo ditë. Dua të falënderoj të gjitha strukturat e partisë për angazhimin dhe organizimin e këtij kuvendi madhështor, e gjithashtu ti falënderoj delegatët për besimin e dhënë ”, ka thënë Brahim Mehmetaj kryetar AAK-së dega në Prishtinë.

Mehmetaj, ka qenë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë,kurse aktualish është drejtor në Drejtorinë e Inspekcionit në komunën e Prishtinës. /Lajmi.net/