Boshnjakët dhe goranët kundërshtojnë shtatoren e Adem Jasharit në Dragash

Edhe pse komuniteti boshnjako-goran ishte kundër, Kuvendi i Dragashit mori vendim për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në qendër të qytezës.

Lajme

30/04/2016 21:00

Atje u propozua që edhe sheshi të marr emrin e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Me 18 vota për, e dy të padeklaruar, u mor vendimi për vendosjen e shtatores në qendër të qytezës së Dragashit dhe emërimin e sheshit me emrin e komandantit të UÇK-së.

Kryesuesi i kuvendit, Shaban Shabani, thotë se në asamblenë komunale marrëdhëniet ndëretnike janë të mira, dhe se ky ishte rast i rrallë kur pati këso ndarje.