“Bordet e ndërmarrjeve publike janë politike”, kërkohet nga qeveria të emërojë anëtarë të paanshëm

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur konferencën për medie ku ka publikuar analizën me titull “Bordet e politikës” për Ligjin për ndërmarrjet publike dhe punën e tyre me fokus të veçantë procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të tyre gjatë vitit 2020.

Lajme

08/07/2021 10:40

Florent Spahija nga IKD-ja tha se shumë herë gjatë emërimit të Bordit nuk është plotësuar numri i anëtarëve e që sipas tij, shpeshherë kjo e ka penguar edhe funksionalizimin e tij.Ai tutje ka theksuar se në të shumtën e rasteve në zgjedhjen apo emërimin e Bordit ka munguar profesionalizmi dhe integriteti.

Spahija tha se nëse edhe Qeveria aktuale emëron njerëz të lidhur me politikën në Borde, atëherë kjo duhet të eliminohet.Hekurudhat e Kosovës, KOSTT dhe KEK-u disa prej ndërmarrjeve ku janë emëruar njerëz që janë mbivlerësuar prej kriterit politik.

“Analiza ka të bëjë për vitin 2020 për shkak se këtë vit nuk jemi zgjeruar meqë bordet janë duke u emëruar. Ligji ka kritere të qarta se si përzgjidhen bordet dhe e rëndësishme është dallimi mes zgjedhjes dhe emërimit.Nëse kemi me zgjedhje atëherë ai është funksional për tre vite ndërsa ku ka të bëjë me emërim nuk ka të drejtë të ketë mandat më të gjatë se jashtë muaj. Kriteret qe duhet të plotësohen është ai i profesionalizmit dhe këtu kemi gjet shkelje të shumta. Në rastin tjetër kemi edhe integritetin dhe ai është çelësi kryesor por në rastin konkret kemi qëllime dhe bordet në disa raste kanë qenë pa integritet”.

Sipas tij, të emëruarit në Borde të ndërmarrjeve publike kanë qenë njerëz të lidhur direkt me politikën dhe aspak nuk është respektuar edhe barazia gjinore në emërimin e Bordeve.

“Gjatë gjithë periudhës kohore të emëruarit në borde kanë qenë njerëz direkt të lidhur me politikën. Shkeljet gjatë hulumtimit janë ato që tregoj ë se nuk është plotësuar kriteri për kualifikim, e dyta me barazinë gjinore sepse ka më shumë burra se sa gra”.“Kriteri politik nuk ka qenë pjesë e kritereve kur janë emëruar këta persona dhe në momentin kur është thyer ky kriter është thyer edhe Ligji. Bordet shumë herë nuk kanë qenë të plota. Ligji vlen për çdo Qeveri edhe në Qeverinë aktuale nëse ka emërime politike duhet të eliminohen”, tha Spahija.