Bllokimi i kuvendit i ‘mundshëm edhe pa gaz’, ja mënyra e opozitës në Moldavi (Foto/Video)

Jo gjithmonë gazi është alternativë për tu përdorur në Kuvend. Një metodë interesante është përdorur në Parlamentin e Moldavisë, sa ishte duke mbajtur seanca.

Bota

29/12/2015 22:17

Aty është zgjedhur që të përdoret një këngë që është kënduar nga disa persona bashkërisht të veshur me tesha tradicionale.

Ndërsa një person kishte zgjedhur gardërobë që t’i ngjante kafshës, më konkretisht një demi, dhe ka shëtitur sallën e Parlamentit moldavian, transmeton Indeksonline.

Aty nuk është parë të jetë përdorur gazi lotsjellës dhe as ndonjë medet tjetër e kundërligjshme.