Bie numri i aksidenteve me fatalitet në Prishtinë, Musliu: Efekt i masave tona të sigurisë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka dhënë lajmin e mirë se në kryeqytet është ulur numri i aksidenteve me fatalitet. Ai në një postim në Facebook këtë ia atribuon faktit se qeverisja aktuale në Prishtinë është angazhuar në vendosjen e sinjalizimit vertikal dhe horizontal, shenjëzimin, pengesat në rrugë, pajisje led…

Lajme

27/01/2023 20:34

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka dhënë lajmin e mirë se në kryeqytet është ulur numri i aksidenteve me fatalitet.

Ai në një postim në Facebook këtë ia atribuon faktit se qeverisja aktuale në Prishtinë është angazhuar në vendosjen e sinjalizimit vertikal dhe horizontal, shenjëzimin, pengesat në rrugë, pajisje led dhe laser në vendkalimet e këmbësorëve si dhe në udhëkryqe.

“Të gjitha elementet e sigurisë, të cilat i kemi vendos në komunikacion, kanë rezultuar të jenë produktive, pasi që në vitin 2022, statistikat janë më të ulëta në aksidente fatale, krahasuar me vitin paraprak në territorin e Kryeqytetit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Sot, më shumë se kurrë, po ndihem i lumtur e krenar, të ndaj me ju lajmin për uljen e numrit të aksidenteve me fatalitet në Kryeqytet.

Lajm ky që tregon se puna,vullneti e angazhimi një vjeçar, po na shpërblehet.

Për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët, në shumë lagje, rrugë dhe fshatra kemi vendos sinjalizim horizontal dhe vertikal, shënjëzim, pengesa në rrugë, rrethoja, pajisje led dhe laser në vendkalimet e këmbësorëve dhe në udhëkryqe.

Të gjitha elementet e sigurisë, të cilat i kemi vendos në komunikacion, kanë rezultuar të jenë produktive, pasi që në vitin 2022, statistikat janë më të ulëta në aksidente fatale, krahasuar me vitin paraprak në territorin e Kryeqytetit.

Viti 2021 – 8

Viti 2022 -4. /Lajmi.net/