Biçikletën më të rëndë ndonjëherë duhet ta ngasë për 500 metra (Foto)

Frank Dose nga Gjermania, ka ndërtuar biçikletën që peshon një ton, e cila supozohet të jetë më e rënda ndonjëherë.

Fun

30/08/2016 12:16

Por, ai duhet ta ngasë për afro 500 metra, që të hyjë në Librin e Rekordeve të Ginisit, transmeton Telegrafi.

 Burri 49-vjeçar që jeton në një qytezë në kufi me Danimarkën, e ka ndërtuar vet këtë bishë gjigante, duke shfrytëzuar metal skrapi dhe dy rrotë nga makinat që përdoren në agrikulturë.Të pranishmit e kanë brohoritur emrin e tij, ndërsa ai qëndronte ulur në një arkë të birrave, që e shfrytëzon në vend të karriges së biçikletës, teksa e prezantonte punimin unik.

Më 3 shtator, Dose pritet të bëjë ngasjen e këtij mjeti, të cilin ka filluar që ta punojë nga muaji mars dhe i ka kushtuara mbi pesëmijë euro.

Kushti që të arrijë rekordin e biçikletës më të rëndë, është që ai të lëvizë distancën e kërkuar.

Deri më tani, këtë rekord e mbanë belgu Jeff Peters, i cili e ka krijuar një biçikletë që peshon 860 kilogramë.

Biçikletën më të rëndë ndonjëherë duhet ta ngase per 500 metra per te shenuar rekordin foto 3

Biçikletën më të rëndë ndonjëherë duhet ta ngase per 500 metra per te shenuar rekordin foto 4

Biçikletën më të rëndë ndonjëherë duhet ta ngase per 500 metra per te shenuar rekordin foto 5

Biçikletën më të rëndë ndonjëherë duhet ta ngase per 500 metra per te shenuar rekordin foto 6

Biçikletën më të rëndë ndonjëherë duhet ta ngase per 500 metra per te shenuar rekordin foto 7

Biçikletën më të rëndë ndonjëherë duhet ta ngase per 500 metra per te shenuar rekordin foto 8