BIBL: Final Four në Pejë – sezoni tjetër ofron dy vende për skuadrat kosovare

BIBL po i kthehet botës së basketbollit, pas ndërprerjeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Sport

01/06/2020 11:59

Sikur çdo herë gjatë 12 viteve të fundit, edhe sot BIBL ka dërguar njoftimin me planin për sezonin e ardhshëm.

Shpresat janë që sezoni të nis në tetor të vitit 2020, dhe do të nis me rregullat e dhëna nga FIBA më 26/05/2020.

Ne do të ndjekim instruksionet dhe federatën, dhe do të veprojmë në akordancë me federatat nacionale dhe klubet.

Para startit të sezonit 2020/21, në shtator do të luhet Final Four, për të mbyllur sezonin 2019/20. Eventi pritet të mbahet në Pejë, me KB Peja si organizatore.

4 skuadrat që paraqiten do të jenë Akademik Bultex, KB Peja, KK Ibar dhe Vllaznia.

Në këtë mënyrë, të katër skuadrat do të kenë mundësi të barabarta. Kurse, për sezonin tjetër, të gjitha vendet do të kenë nga 2 skuadra – Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe vendet tjera ballkanike. /Lajmi.net/