Bate Borisov 2-4 Arsenal, notat e lojtarëve (FOTO)

Arsenali ka marrë një fitore tejet të vlefshme nga udhëtimi në Bjellorusi përballë Bate Borisov.

Sport

28/09/2017 22:03

‘Topçinjtë’ triumfuan me rezultat 4-2, në një ndeshje ku shkëlqeu Theo Walcott që shënoi dy gola.

Në këtë sfidë trajneri Arsene Wenger ka aktivizuar edhe disa lojtarë nga skuadra e të rinjve.

Ishte pikërisht sulmuesi anglez, Theo Walcott që mori notën më të lartë (10.00), ndërsa pas tij ishte Olivier Giroud (7.8).

Paraqitje të mirë kishin edhe Rob Holding (7.6) e i riu Joe Wilock (7.6), ndërsa Shkodran Mustafi mori notën (6.7).