Bashkëshorti akuzon drejtoreshën e shkollës në Shtime se shkoi në shtrat me arsimtarin e artit (Video)

Në shkollën e mesme të ulët “Emin Duraku” në Shtime, u suspenduan drejtoresha e kësaj shkolle dhe një arsimtar, njofton Klan Kosova.

Lajme

01/06/2016 22:33

Gruas me inicialet A.S. iu ndalua veprimtaria prej 3 muajsh, derisa masa e njëjtë iu shqiptua edhe mësuesit të artit, B.D, të po kësaj shkolle.

Sipas Drejtorisë për Arsim në Shtime, arsyeja e suspendimit janë mungesat e njëpasnjëshme të personave në fjalë.

Mirëpo, ky vendim erdhi disa javë pasi bashkëshorti i drejtoreshës i akuzoi publikisht këta të dy se kryen marrëdhënie seksuale brenda objektit shkollor.

Ndër të tjera, ai pati pohuar se posedonte edhe video dhe shkrime si dëshmi, e që i kishte dorëzuar në polici.

Megjithatë në polici, e kanë mohuar të kenë pranuar këto materiale.

http://www.dailymotion.com/video/x4dxr66_burri-akuzon-per-tradhti-drejtoreshen-e-shkolles-ne-shtime_news