Bajram Muharremi promovon librin e tij të dytë ‘Vullkan i fjetur’
Shkrimtari Bajram Muharremi ka promovuar librin e tij të dytë që quhet ‘Vullkan i fjetur’.
ShowBiz
Ky libër i tij është vlerësuar lartë nga referuesi Osman Ahmetgjekaj, nga juria dhe gjithë të pranishmit.
‘Vullkan i fjetur’ është shkruar me poezi të cilat si temë kryesore kanë Kosovën e lirë dhe u këndohet poezi dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Kosovë.
Pas promovimit, autori u inkurajua nga të pranishmit për vazhdimin e krijimtarisë në këtë fushë.
Kujtojmë që Bajram Muharremi është babai i këngëtarit Blero Muharremi./Lajmi.net/