Autoritetet serbe e lirojnë kosovarin e arrestuar dje në kufi

Autoritetet serbe e kanë liruar kosovarin e arrestuar gjatë ditës së djeshme, Arsim Piraj.

Lajme

31/05/2019 12:58

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar këshilltari i ministrit të Jashtëm Pacolli, Jetlir Zyberaj, shkruan lajmi.net.

Ai shkurt ka thënë se autoritetet serbe e kanë liruar kosovarin.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur shtetas të Kosovës arrestohen në kufi me Serbinë.

Rasti tjetër kishte ndodhur me arrestimin e zyrtarit të ATK-së, i cili njëherit ishte edhe ish-luftëtar i UÇK-së.

Lexo edhe:

Arrestohet edhe një kosovar në Serbi