Athletic Bilbao 1:0 Barcelona, notat e lojtarëve – Messi nën mesatare

Lionel Messi ka pasur paraqitje të zbehtë kundër Athletic Bilbao.

Sport

06/02/2020 23:17

Në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, Barcelona ka pësuar humbje kundër Bilbao, duke i dhënë fund rrugëtimit në këtë kompeticion, shkruan lajmi.net.

Lionel Messi nuk ishte në ditën e tij më të mirë, duke u vlerësuar me një notë 6.5 nga ‘Sofascore’.

Unai Nunez është lojtari që është vlerësuar me notën më të lartë në këtë takim, edhe pse goli i fitores erdhi nga Inaki Williams.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell vlerësimet e ‘Sofascore’ për këtë ndeshje. /Lajmi.net/