Aston Martini i së ardhmes (Video)

Njëra prej gjërave kryesore të veturave koncept është mundësia e eksplorimit të ideve. Dhe me teknologjinë e ditëve të sotit, disa nga këto koncepte kanë shkuar larg imagjinatës tonë reale.

Auto & Tek

24/08/2014 19:21

Teknologjia ka përparuar shumë, duke e bërë të mundur që idetë e shumë dizajnuesve të veturave të bëhen realitet, jo vetëm në video lojëra siç është Gran Tursimo 6.

Aston Martin kohët e fundit mblodhi një ekip nga Polyphony Digital, një studio për krijime të video lojërave, për të krijuar një model të mundshëm të së ardhmes të quajtur DP-100, transmeton Lajmi.net.

Vetura u dizajnua ndryshe nga modelet e tanishme të Aston Martin. Ajo ka një motor turbo-binjak V12.

Vetura ndoshta do të bëhet realitet, por ju mund ta shikoni më poshtë videon më të fundit nga XCAR duke shfaqur të ardhmen e saj: