Arrestohen dy persona, dyshohet se dhunuan dhe keqtrajtuan një grua në Prizren

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Prizren, pasi që dyshohet se kanë keqtrajtuar dhe dhunuar një grua në këtë komunë.

Lajme

27/03/2022 09:33

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, deri sa në lidhje me rastin është konsultuar edhe Prokurori i Shtetit, me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.

Viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor, teksa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

Raporti i plotë nga policia:

Prizren 26.03.2022-02:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë keqtrajtuar dhe dhunuar viktimën femër  kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/