Arrest shtëpiak e paraqitje në polici për deputetët opozitarë

Pas Fisnik Ismailit, edhe deputetëve Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, Pal Lekajt dhe Besa Baftiut, gjykata te Pallati i Drejtësisë iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve.

Lajme

20/02/2016 18:40

Ndërsa, deputetëve Enver Hotit, Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit, Shpipe Pantinës dhe Teuta Haxhiut iu është caktuar masa për paraqitje në polici.

Deputetët opozitarë vendimet i quajtën të padrejta, ndërsa thanë se këto vendime nuk do të ndalin ata nga qëllimet e tyre në mbrojtje të Republikës së Kosovës. 

Këto masa deputetëve iu caktuan lidhur me veprimet e kundërligjshme në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së djeshme.

Tre herë u hodh gaz lotsjellës në Kuvend, ndërsa Kryesia u detyrua të përjashtojë nga seanca 23 nga ta, derisa Policia arrestoi 10 prej tyre./lajmi.net