Armend Xhoxhaj, sonte debuton në boksin profesionist

Boksieri nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, do të debutojë në boksin profesionist. Xhoxhaj për herë të parë në profi boks do të ngjitet në ring sonte. Meçin e tij të parë në profesionalizëm do ta zhvillojë kundër boksierit nga Bosnjë dhe Hercegovina, Mirnes Denadiç, i cili ka shënuar dhjetë fitore, një barazim dhe shtatë humbje.

Sport

09/03/2018 18:23

Armend Xhoxhaj, deri vonë ka zhvilluar një karrierë të bujshme në boksin amator dhe me këtë përvojë si dhe përgatitjet e zhvilluara qe një kohë, nis rrugëtimin në boksin profesionist kundër një kundërshtari i cili ka një përvojë prej 18 luftërave në boksin profesionist, nga të cilat dhjetë i ka të fituara, shtatë i ka të humbura dhe vetëm një meç e ka përfunduar baraz.

Ndryshe, prizrenasi pas matjeve zyrtare, ka deklaruar për medie se do t’i gëzoj përkrahësit e tij dhe gjithë ata që kanë besim në mua. Pres fitoren e pare në këtë rang garash, ka thënë me optimizëm Xhoxhaj.

Në parameç të këtij dulei do të organizohet edhe mbrëmje bamirësie, ndërsa përveç boksit do të ketë edhe kikboks. Kjo mbrëmje do të nis sonte në ora 18:00 në Pallatin e Rinisë “R. Njala” të Durrësit.