Aplikacionet e celularëve i spiunojnë rregullisht përdoruesit

Aplikacionet në celularët e Apple dhe Android duket se i spiunojnë përdoruesit e tyre, ka zbuluar një hulumtim i ri.

Auto & Tek

05/11/2015 17:54

Hulumtues nga Instituti i Teknologjisë së Massachusetts, Harvard dhe universitetet Carnegie dhe Mellon, kanë studiuar 110 aplikacione të cilat janë në dispozicion në Google Play dhe në Apple App Store.

Ata kanë gjetur se 73% e aplikacioneve në Android spiunojnë përdoruesit e tyre, dhe 47% e aplikacioneve në iOS japin të dhëna sekrete mbi vendndodhjen e përdoruesve.

Privacy International tha se këto janë dëshmi se si pajisjet që i kemi blerë “na tradhtojnë” neve, transmeton lajmi.net.

Studimi testoi rreth 55 aplikacionet më të përdorura në Android dhe iOS. Aplikacionet e Android shpërndanin më shumë informata personale të tilla si emri dhe adresa, përderisa ato të iOS shpërndanin emrin, e-mail adresën dhe vendndodhjen e një përdoruesi. (lajmi.net)