Antivirusi Bale

Lëndimi i rëndë i Sami Khediras dhe ai më i lehtë i Xabi Alonsos, e kanë frikësuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti. Mirëpo, strategu italian mund të marr frymë më lirshëm pas rikthimit ‘shëndosh e mirë’ të përforcimit më të shtrenjtë, Gareth Bale, nga detyra ndërkombëtare. Për dallim nga futbollistët e tjerë kryesorë të…

Sport

19/11/2013 18:30

Lëndimi i rëndë i Sami Khediras dhe ai më i lehtë i Xabi Alonsos, e kanë frikësuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Mirëpo, strategu italian mund të marr frymë më lirshëm pas rikthimit ‘shëndosh e mirë’ të përforcimit më të shtrenjtë, Gareth Bale, nga detyra ndërkombëtare.

Për dallim nga futbollistët e tjerë kryesorë të Los Blancos, si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Pepe, e Raphael Varane që do të jenë të angazhuar sonte me Kombëtaret përkatëse në kërkim të kualifikimit për në Kampionatin botëror, Bale është i lirë të punojë në Madrid, në mënyrë që ta përmirësojë edhe më tepër formën fizike, para vazhdimit të La Ligës në fundjavë.

I ashtuquajturi ‘virusi FIFA’ ka qenë i ashpër ndaj Realit këtë herë duke ia humbur Khediran për gjashtë muaj kurse dëmtim – edhe pse më të lehtë – pësoi Alonso.

Por, Ancelotti së paku mund të ndihet ‘fatlum’ që Bale iu kthye në një ‘copë’, pa ndonjë problem.

Ai do të shpresojë që edhe të tjerët që do të luajnë sonte, të kalojmë pa telashe sepse ka nevojë për secilin prej tyre në mënyrë që të përmirësojë pozitën në La Ligë ku ka gjashtë pikë më pak se lideri Barcelona.