Ankthi dhe depresioni ndikojnë në cilësinë e jetës

Ankthi dhe depresioni janë kthyer në një shqetësim për pjesën më të madhe të vendeve. Ato ndikojnë mjaft në cilësinë e jetës, në financa dhe ekonomi.

Lifestyle

01/05/2017 21:58

Stresi mendor, shqetësimi mbi gjithçka janë faktor kontribues në shëndeti e dobët mendor.

Trajtimi i të menduarit dhe ciklit të mendimit negativ nuk e kuron sëmundjen mendore, por e ndihmon cilindo që të jetojë një jetë me më pak stres.

Ekspertët thonë se në përgjithësi përjetohen dy modele të mendimit shkatërrues: jetesa negative në të shkuarën, dhe qënia pesimist dhe fatalist për të ardhmen.

Thyerja e këtyre zakoneve kërkon shumë punë dhe dedikim në një periudhë të qëndrueshme kohore. Madje disa ekspertë thonë se duhen 21 ditë për të formuar një zakon të ri.  Por kur vjen puna tek procesi i mendimit është edhe më e vështirë “të trajnosh trurin”. Kërkon praktike, dhe duke u fokusuar tek mënyra e mendimit të shëndetshëm bëhet më e lehtë me kalimin e kohës.

Ekspertët japin 6 këshilla për të shmangun mendimi për gjithçka:

1. Njihuni me mendimet tuaja Nëse keni tendencën drejt mendimit për gjithçka apo ankthit,  nuk e kuptoni që po e bëni këtë. Fokusohuni tek ajo çfarë po mendoni e më pas mund t’i thoni vetes se modeli i mendimit nuk është produktiv apo i dobishëm.

2. Bëhuni produktiv Jetesa negative në të shkuarën vetëm kontribuon në modele mendimi më shkatërruese. Përqëndrohuni në zgjidhjen e problemeve dhe kërkoni një zgjidhje. Shihni mundësinë që keni për të kontrolluar apo parandaluar një problem dhe përpiquni të identifikoni zgjidhjet e mundshme. Nëse është diçka jashtë kontrollit tuaj, fokusohuni në atë çfarë keni në dorë të bëni, të tilla si identifikimi i strategjive të përballimti apo qëndrimi pozitiv.

3. Sfido mendimet e tua Mendimet negative janë shkatërruese, dhe ju ndalojnë ta shihni situatën me objektivitet. Pranoni që mendimet tuaja janë ndoshta shumë negative për situatën, dhe shihni se shqetësimi juaj është real apo jo.

4. Reflektoni çdo ditë Kjo nuk do të thotë të jetoni me problemet, por të shihni ndonjë “kohë reflektimi” çdo ditë për të konsideruar hapat e mundshëm apo si mund të bëni diçka ndryshe për një të ardhme më të mirë.  Ekspertët rekomandojnë që për 20 minuta të lejoni veten të shqetësoheni apo të mendoni shumë, por më pas duhet të lëvizni në diçka tjetër. Nëse do të stresoheshit në një tjetër moment, kujtojini vetes që ta lini këtë për momentin e reflektimit.

5. Vëmendja është çelësi Në vend që të shqetësoheni për të shkuarën apo të ardhmen, mësoni truket e vëmendjes për tu fokusuar tek e tashmja. Vëmendja kërkon praktikë, por ka disa klasa, kurse online, libra dhe madje aplikacione që ju ndihmon në këtë prakticitet.

6. Ndrysho atë që po bën Shumë lehtë mund të ndaloni veten të shqetësoheni për një subjekt të veçantë. Sa më shumë të përpiqesh të ndalosh të vrasësh mendjen për diçka, më shumë do konsumoni shqetësimin. Ndërkohë, ndryshoni aktivitetin tuaj. Për shembull, mund të nisni një bisedë me një temë tjetër apo të bëni disa ushtrime, pasi kjo ju ndihmon të largoheni nga mendimet negative./Arbresh.info/