Anel Rashkaj fillon karrierën e trajnerit, rikthehet te akademia ku doli si profesionist

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj ka njoftuar se e ka filluar karrierën si trajner. Pas plot 16 viteve si futbollist profesionist, Rashkaj ka bërë të ditur se tani është koha për ta filluar një karrierë të re, atë të trajnerit, përcjell lajmi.net. Rashkaj ka marrë drejtimin e Akademisë së Halmstadit (Juniorët 17 vjeçar),…

Sport

26/01/2023 15:51

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj ka njoftuar se e ka filluar karrierën si trajner.

Pas plot 16 viteve si futbollist profesionist, Rashkaj ka bërë të ditur se tani është koha për ta filluar një karrierë të re, atë të trajnerit, përcjell lajmi.net.

Rashkaj ka marrë drejtimin e Akademisë së Halmstadit (Juniorët 17 vjeçar), pikërisht nga vendi tek i cili doli si lojtar profesionist.

Njoftimin e Rashkajt në “Facebook” pa ndërhyrje e gjeni më poshtë.

“Pas 16 vitev fantastiske si lojtar profesional ka ardh koha me startu ni karier te re atë të trajnerit.

Jam i lumtur që at rrugëtim e filloj pikërisht ne Akademin e Halmstadit (Juniorët 17 vjeqar ) aty ku prej ksaj akademia dola si lojtar profesional.

Falenderoj Allahun për kit rrugëtim fantastisk për 16 vite me radh i falenderoj poashtu gjith lojtarët dhe klubet me të cilët kam bashkpunu”./Lajmi.net/