Andriy Shevchenko: Fëmijët po vdesin, ne duhet ta ndalim luftën

Ikona ukrainase e futbollit, Andriy Shevchenko u shpreh se duhet të bëjnë diçka që ta ndalin luftën.

Sport

03/03/2022 17:21

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës është bërë temë diskutimi ngado, dhe ashtu po ndodhë edhe në futboll.

Legjenda e Milanit u shpreh i lumtur që dy shtëpitë më të mëdha të futbollit si UEFA dhe FIFA i kanë vënë Rusisë sanksione.

Ai në një deklaratë tha se fëmijët po vdesin dhe se duhet të bëjnë gjithçka që ta ndalin luftën.

“Fëmijët po vdesin ndërsa familjarët e tyre po mbesin në Kiev. Ne duhet të bëjmë diçka që ta ndalim luftën”, ishin fjalët e Shevchenkos, përcjell lajmi.net.

Tutje ai u shpreh krenar që është ukrainas dhe se po kalojnë në një moment shumë të vështirë.

“Jam krenar që jam ukrainas. Është një moment shumë i vështirë për vendin tim, popullin tim, familjen time”, tha ai.

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që shumë sportistë të reagojnë ndaj tyre./Lajmi.net/