Andrea Schurrle befason me skuadrën e re

Skuadra e rikthyer në Serie A, Benevente, mund të jetë skuadra e re e sulmuesit Andrea Schurrle.

Sport

15/07/2020 16:27

Borussia Dortmund gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin për ndërprerjen e kontratës, e cila në situatë normale do të përfundonte në vitin e ardhshëm.

29 vjeçari nga sezoni i ri mund të paraqitet në Serie A.

Raportohet se Benevento po shikon mundësinë e transferimit të gjermanit në futbollin italian.

Schurrle ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, por që nga ajo kohë, karriera e tij nuk ka pasur momente të mira.

Kohët e fundit, ai arriti të shënonte vetëm dy gola në 18 paraqitje te Spartak Moscow./Lajmi.net/