Andrea Belotti në Premierligë?

Andrea Belotti është ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Sport

08/02/2017 15:29

Pas formës së jashtëzakonshme me Torinon në vitet e fundit e sidomos këtë sezon, ai po kërkohet nga skuadra të njohura të Premierligës.

“TransferMarketWeb” bën të ditur që Liverpool, Arsenal dhe Chelsea janë duke e bërë një luftë të rreptë për të rrëmbyer italianin, përcjellë “lajmi.net”.

Ai ka kontratë me Torinon deri në qershor të vitit 2021, derisa klauzola e largimit nga “Granada” është 98 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.