Ana e errët e dashurive në Hollywood

Në një moment ishin të lumtur dhe të dashuruar, ndërsa në çastin tjetër ishin në të gjitha mediet për shkak të ndarjes.

ShowBiz

18/12/2015 10:48

Pra jo të gjitha ndarjet në Hollivud janë të qeta dhe pa fjalë, pasi shumë prej tyre e kanë edhe anën e errët.

Muaj më parë, ndarjen e tyre e kishin bërë të ditur Ryan Sweeting dhe Kaley Cuoco. Një kohë të gjatë ata ishin konsideruar si çifti më i ëmbël i Hollivudit, ndërsa më pas të gjithë i kanë lënë pa fjalë. Edhe pse fillimisht ishte thënë se ndarja e tyre ishe me marrëveshje, më pas kishin dalë informatat të cilat e thonë të kundërtën.

Cuoco thuhet se e ka braktisur burrin pasi ai është alkoolist dhe i varur ndaj tabletave të qetësimit dhe shpesh ka qenë i dhunshëm ndaj saj. Ishte kjo një ndarje e shëmtuar, por nuk janë të vetmit.

Katie Holmes dhe Tom Cruise një kohë të gjatë dukeshin si çifti më i lumtur në botë, por më pas e tëra ka rënë në ujë. Aktorja e bukur kishte vendosur të ndahet nga Tomi, për të mbrojtur vajzën e saj Suri, nga sekti ‘Scientology’. Tani vijnë lajmet se udhëheqësit e këtij sekti, ia kanë ndaluar Tomit që ta takoj vajzën e tij, e kjo për shkak se Katie haptazi ka folur kundër këtij sekti dhe metodave të ata përdorin.

Kristen Stewart dhe Robert Pattinson ishin njoftuar gjatë xhirimit të filmit “Twilight”. Mirëpo, Kristen e kishte tradhtuar aktorin me regjisorin Rupert Sanders. Të kota ishin përpjekjet e çiftit për ta shpëtuar lidhjen, pasi Robert nuk kishte mundur ta harroj tradhtinë.

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt ishin një çift i preferuar në Hollivud dhe të gjithë ishin në shok kur Brad e kishte tradhtuar aktoren dhe atë me Angelina Jolie, derisa po xhironin filmin “Mr and Mrs Smith”.

Ndarjen mes Chris Brown dhe Rihanna-s, e mbajnë mend të gjithë. Gjashtë vite më parë, Chris e kishte rrahur rëndë këngëtaren, duke përfunduar në gjyq dhe shumë shtrejt e kishte paguar këtë krim. Mirëpo, Rihanna ia kishte falur dhe tani janë në raporte të mira miqësore./zëri