Ambasadorin Delawie e gëzon ngritja e aktakuzës në rastin e “veteranëve të rrejshëm”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka komentua mbi ngritjen e aktakuzave për mashtrime me pensione të veteranëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

14/09/2018 18:06

Në një postim në Twitter ai ka thënë se ndihet krenar për këtë gjë.

“Është ngritur aktakuzë për mashtrim me pensionet, krenar për Kosovën për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit”, ka shkruar Delawie.

Lexoni edhe:

Këta janë të akuzuarit për mashtrim me listat e veteranëve: Agim Çeku, Rrustem Berisha… (emrat)