Ambasadori i Izraelit bën ‘sallta’ në zyrën e presidentit të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në rrjetin social Twitter, ka postuar një fotografi me ambasadorin e Izraelit në këtë vend, por që është e pazakontë në takime politike.

Lajme

26/07/2019 22:42

“Kjo fotografi, “qëndro në duar” me ambasadorin e Izraelit Dan Oryan, duhet të jetë një motiv dhe arsye më shumë se pse ushtrimet janë të rëndësishme, sa më shpesh aq më qejf” ka shkruar Pendarovski në Twitter.

Pendarovski u zgjodh president i Maqedonisë së Veriut këtë vit. Ai është anëtar i partisë së Zaev dhe gjatë zgjedhjeve kishte edhe mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrim.