Alpina B7 më e shpejtë seç ishte paralajmëruar (Foto)

Vitin e kaluar është njoftuar se Alpina B7 Bi-Turbo, do të arrijë 310 kilometra në orë.

Auto & Tek

07/08/2017 16:19

Por, me lansimin e kësaj makine, bëhet e ditur se ky model i BMW-së lëviz edhe me 330 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë me 4.4-litra V8, shpejtësinë e arrin përmes 608 kuajfuqive dhe peshës së lehtë.

Për këtë Alpina, që ka nivel të lartë të luksit, duhet të paguhen hiq më pak se 127 mijë euro. /Telegrafi/