Alienë në Antarktidë?

Njerëzimi mbase s’ka përse kërkon mes yjeve për jetë aliene, pasi kjo mund të gjendet në Tokë.

Fun

09/09/2017 11:35

Sipas një studimi australian, në shpellat e ngrohta nën akullin e Antarktidës mund të ketë kafshë dhe bimë të gjalla.

Studiuesit thanë se kjo nxehtësi vjen nga mali “Erebus”, një vullkan aktiv në ishullin “Ross” në Antarktidë, i cili është i rrethuar nga mijëra shpella të hapura në akull nga avulli i nxehtë.

Studiuesit e Universitetit Kombëtar Australian në Canberra thanë se morën kampione dheu nga disa prej shpellave rreth vullkanit dhe gjetën te to gjurmë intriguese ADN-je nga lloje myshku, algash dhe kafshësh të vogla.

Sipas shkencëtarëve, temperaturat në disa prej këtyre shpellave mund të arrijnë deri në 25 gradë Celsius, në mes të acarit të Antarktidës. Studiuesit treguan se për shkak të shkrirjes, e rrjedhimisht hollimit të akullit nga nxehtësia e vullkanit, drita e ka më të lehtë të shkojë deri te këto shpella.

Pas analizimit të ADN-së së gjetur, studiuesit thanë se shumë kampionë i ngjajnë bimëve apo kafshëve në Antarktidë, por disa prej tyre ishin plotësisht të panjohura. Kërkuesit thanë se tashmë shpellat duhen ekzaminuar në detaje, në kërkim të bimëve dhe kafshëve të gjalla, e nëse këto gjenden do të kemi mundësinë të eksplorojmë një botë të huaj brenda botës sonë. /Lajmi.net/