Alergjia ndaj burgut e lë atë të lirë

Bosi i mafisë i ka shpëtuar dënimit duke iu falënderuar një arsyeje më absurde të dëgjuar ndonjëherë, alergjisë ndaj burgut.

Bota

03/06/2015 14:02

Jo gjithmonë të jesh alergjik është gjë e keqe, ngaqë një mafiozi, pikërisht alergjia e ka shpëtuar nga burgu.

Giulio Lampada, një 44 vjeçar udhëheqës i një grupo mafioz italian, ishte dënuar me 14 vjet burg për përfshirjen në krimin e organizuar.

Ndërsa ai ka vuajtur vetëm 7 muaj arrest shtëpiak, sepse mjekët kanë ardhur në përfundim se gjendja e tij shëndetësore nuk mund t’i rezistojë burgut.

Para disa vitesh, kur ai kishte kaluar disa ditë burg në Itali, ai kishte marrë rregullisht ushqim dhe fruta, por kjo nuk i ndihmoi aspak dhe si rezultat humbi 11 kilogramë.

Avokati i tij mendon që grilat dhe prezenca e personave me uniforma e ka nxitur që të bie në depresion, të cilat i sheh si pasoja direkte të operimit të tij me krim të organizuar

Rrëfimi i tij i “vështirë” ka përfunduar me fund të lumtur pasi që ai tash mund të “trajtohet” në burg shtëpiak pranë gruas dhe vajzave të tij.

“Gjatë qëndrimit të tij në burg ai asnjëherë se ka lëshuar qelinë e tij. i është dashur ndihma edhe që të shkojë në banjo”, tregon avokati i tij Giuseppe Nardo.