Aleix Vidal largohet nga Barcelona, afër transferimit në Serie A

“Mundo Deportivo” shkruan se mbrojtësi i krahur mund të transferohet në Serie A.

Sport

24/01/2018 07:21

Aleix Vidal mund të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se mbrojtësi i krahur mund të transferohet në Serie A.

Roma ka ringjallur interesimin për transferimin e tij në formë të huazimit, deri në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Vidal është i interesuar të largohet nga Camp Nou pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë te ekipi i trajnerit, Ernesto Valverde. /Lajmi.net/