Aleanca Franceze e Prishtinës organizon ditën e dyerve të hapura

Aleanca Franceze e Prishtinës organizon ditën e dyerve të hapura për të prezantuar aktivitetet e saj.

Lajme

11/09/2019 08:10

Vizitorët do të mund të përfitojnë orë mësimi falas për t’u “njohur” me gjuhën frenge, për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.

Më pas ata mund të vizitojnë Aleancën Franceze për t’u informuar në lidhje me studimet universitare në Francë, dhe diplomat e gjuhës frënge që lëshohen në Aleancën Franceze: DELF, DALF dhe TCF.

Gjatë tërë ditës, vizitorët do të përfitojnë zbritje në regjistrime prej 10%. Specialitete të kuzhinës franceze do të ofrohen për të gjithë të pranishmit. /Lajmi.net/