Albert Einstein në Twitter

Albert Einstein ishte një fizikant që llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Edhe pse ai është i vdekur, në Twitter ekziston një llogari me emrin e tij që ka shumë ndjekës.

Fun

02/12/2014 20:53

Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, statistikore dhe kozmologjisë.

Në vitin 1921 ai fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e fizikës teorike, transmeton Lajmi.net.

Por, dikush ka hapur llogari në Twitter me emrin e tij, që ka fituar shumë ndjekës. Në këtë llogari të Einstein-it ju mund të gjeni fotografi me mbishkrime nga thënjet e tij më të popullarizuara.

Madje, kjo llogari po vetëquhet edhe si “llogaria zyrtare e gjeniut të botës” në Twitter.

Për tu bërë një ndjekës i Albert-it në Twitter, klikoni këtu.