Akuzat brenda Kuvendit nuk i interesojnë prokurorëve

“Ajo çka flet deputeti në foltore të Kuvendit, prokurorit nuk mundet me i interesu“, ka deklaruar Avni Bytyçi në rolin e siç ka thënë ai të teknokratit.

Lajme

29/08/2018 18:56

I ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Bytyçi sqaroi se edhe për akuzat për vrasje brenda Kuvendit është funksional imuniteti.

“Kemi pasur rastin kur një deputete e ka akuuar Kadri Veselin për këtë gjë, ndërsa më pas ka kërkuar falje dhe ka thënë se ka qenë gabim“.

“Nëse një deputet e thotë një deklaratë që e inkriminon një tjetër, menjëherë gazetarët shkojnë me e pyet dhe nëse konfirmohet edhe jashtë seancës, do të ishte ndryshe“.

“Kadri Veseli ka qenë i hapur çdoherë t’i përgjigjet prokurorëve“, ka përfunduar ai.