Agim Kuleta nesër votohet për kryetar të Kuvendit të Prishtinës

Nesër në ora 10:00, do ta mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Lajme

17/01/2018 17:38

Në këtë mbledhje, janë caktuar 6 pika të rendit të ditës. Pikat kryesore do të jenë: Emërimi i kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës; Themelimi i Komiteti për Politikë dhe Financa si dhe do të caktohen anëtarët e komisioneve të aksionarëve nëpër ndërmarrjet publike komunale.

Lajmi.net ka raportuar se i propozuari nga ana e koalicionit të kryetarit Shpend Ahmeti për kryetar të Kuvendit do të jetë, Agim Kuleta i Lëvizjes për Bashkim, i cili edhe pritët të zyrtarizohet, pasi i ka të siguruar shumicën e votave. Partia e Ahmetit hoqi dorë nga ky postë për shkak të koalicioneve.

Koalicioni në krye me Ahmetin pritët të emërojë nga radhët e veta edhe anëtarët e komisioneve të aksionarëve nëpër ndërmarrjet publike komunale. Kjo do t’ia mundësonte këtij koalicioni që të ketë administrim të plotë mbi Ndërmarrjet Publike. /Lajmi.net/