Agim Cana bëhet aksionar te Vëllaznimi i Gjakovës?

Skuadra e Vëllaznimit shumë shpejtë mund të behët shoqëri aksionare.

Sport

02/01/2018 23:41

Burime të Korneri.net, kanë bërë të ditur që babai i Lorik Canës, Agimi është duke planifikuar të investoj në klubin gjakovar, për tu bërë bashkëpronar me kryetarin e tanishëm Shkëlzen Gashi.

Sipas burimeve tona Agim Cana ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me qëllimin që të gjindet një rrugë që klubi të privatizohet.

Nëse kjo ndodhë do të ishte e mirëseardhur për Vëllaznimin sepse viteve ka pasur probleme financiare dhe ka luftuar me “mish e me shpirtë” që të qëndroj në Superligë.

Pritet që në ditët në vijim ky plan të konfirmohet nga palët e përfshira në këtë projekt.